Kandidati republikan Donald Trump ka thënë se çdo gjë që prek nënpresidentja Kamala Harris kthehet në një “katastrofë totale”.
Trump u shpreh kështu ndërsa po m bante fushatë bashkë me kandidatin për zëvendëspresident JD Vance në Charlotte, Karolina e Veriut, transmeton klankosova.tv.
“Këtë nëntor, populli amerikan do t’i thotë asaj – jo faleminderit Kamala, ju keni bërë një punë të tmerrshme, keni qenë të tmerrshëm në gjithçka që keni bërë,” tha Trump.
“Kamala, je pushuar nga puna, largohu nga këtu’’, ishin mesazhet e Trump, referuar rivales së tij demokrate, Harris.