Ministri i Sportit, Borko Ristovski, nuk i bën hesap shqiptarët e as partnerët e koalicionit. Ai përpiloi programin vjetor për investime në fushën e sportit dhe rinisë dhe të gjitha projektet janë paraparë në vendbanimet maqedonase. Cili do të jetë tani roli i zëvendës ministres, Safije Sadiku, e cila u zgjodh pasi gjithçka jo vetëm që u vendos, por edhe tanimë ka filluar të realizohet.

Ndër projektet e para që ka fillur Ristevski është hedhja hedhja e gurëthemelit për ndërtimin e sallës sportive Leskoec të Ohrit.

Projekte tjeta janë, rinovimi i sallës së sportit në Rasadnik, hapja e Qendrës sportive në Kisella Vodë, Nisja e punimeve për rinovimin e Sallës sportive Tutunski në Prilep dhe ndërtimi i Pishinës së Kavadarcit. Ristovski do të vazhdoje edhe me projekte të tjera të parapara në programin vjetor dhe buxhet, ndërsa partitë shqiptare pa legjimitet në Qeveri vazhdojnë të heshtin.

Artina Qazimi, Anëtare e Kryesisë së ASH-së