“Ndodhi edhe kjo në vazhdën e serialit “një skandal në ditë” të vasalëve dhe shërbëtorëve të VMRO DPMNE në rolin e poshtëruesve të popullit shqiptar, si pjesëmarrës jolegjitim, pa vullnetin e popullit, në qeverinë monoetnike”. Kështu e komenton Bashkimi Demokratik për Integrim iniciativën e koalicionit VLEN për themelimin e një Akademie shqiptare, por që do të financohet nga komunat.

“Për 30 ditë, na kthyen prapa për 30 vjet! Në përpjekje për të shfaqur ndonjë rezultat dhe për ta ndaluar rënien e lirë që po poshtëron kombin, Vlen paska “themeluar” “AKADEMINË” e shkencave dhe arteve e cila do të financohet, imagjinoni, nga Komunat, rast i vetëm në botë, një akademi mahallash. Kështu ndodhi me Muzeun e Lirisë, Teatrin për fëmijë dhe me dhjetëra improvizime tjera komunale që shërbyen për të hedhur hi syve. Në vend se të marrin kryesimin e Akademisë shtetërore për shkencë dhe arsim, të krijonin vend për më tëpër akademikë, të votonin ligjin që ne propozuam ndërsa ata e bllokuan me VMROnë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në ASHAM, këta dolën me “idenë e madhe komunale” që poshtëron akoma më tepër shqiptarët. Ikni më shpejt se e turpëruat kombin dhe po leni pasoja të pariparueshme! Nga turpi juaj, po skuqen qytetarët”, thonë mes tjerash nga BDI.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume