Shkup, 29 korrik – Koalicioni VLEN sot zyrtarizoi edhe një organ të përbashkët, respektivisht Qendrën për Komunikim. Zëdhënës i përbashkët koalicionit VLEN është caktuar Fari Hiseni, ndërkaq koordinator-sekretar organizativ do të jetë Albi Qamili.

“Qendra për Komunikim do të jetë mekanizëm për komunikim me publikun, ndërsa ndër kompetencat tjera janë edhe zhvillimi i strategjive, zhvillimi dhe mbikëqyrja në mediat sociale etj. Si rrjedhojë, paralelisht me këtë organ, promovojmë edhe web-faqen e re të përbashkët. Themelohen kanale të reja të komunikimit, të gjitha kanalet e komunikimit të koalicionit, përfshi rrjetet sociale, do të menaxhohen nga kjo Qendër”, tha mes tjerash Hiseni.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume