Politikanja serbe, Rada Trajkoviq ka thënë se arrestimi i terroristit Milan Radojiçiq, është një nga kushtet për vizitën e paralajmëruar të presidentit francez, Emmanuel Macron në Beograd.
Ajo kujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiqit në Francë, Macron tha se është e rëndësishme që pjesëmarrësit e sulmit në Banjska të arrestohen, transmeton kk.
”Vuçiq është nën një presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radojiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin në Prishtinë të Radojiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij”.
Tutje ajo shton se ”Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radojiçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, tha Trajkoviq për Beta