Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim përshëndetës me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, të cilit i mbaron mandati në vend. Në takim, kumtoi shërbimi për shtyp i Kuvendit, ka marrë pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për arritjet e Maqedonisë së Veriut në kuadër të procesit për integrim në BE, si dhe për hapat që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme, në drejtim të plotësimit të kritereve për anëtarsim të plotfuqishëm. Kryeparlamentari Gashi u falënderua për kontributin e ambasadorit Gir në këtë proces dhe për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, të cilën e vlerësoi si të rëndësishme dhe produktive”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Gir e përshëndeti qasjen aktive e Gashit në periudhën e kaluar, siç tha, të shkurtë pas zgjedhjes së tij si kryetar i Kuvendit.

Gashi theksoi rolin e Parlamentit Evropian dhe të Delegacionit të BE në vend për mirarimin e Rregullores së re, si dhe bazë për efikasitet dhe lehtësim të procedurave në Kuvend.

Bahskëbiseduesit u përqëndruan edhe në rrumbullakësimin e procesit të formimit të trupave punues dhe të Grupeve ndërpartiake në Kuvend, pas konstituimit të përbërjes së re.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume