Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti vërehet rritje e frekuencës të automjeteve, por në orët e hershme të mëngjesit nuk vërehen pritje të gjata.

Edhe në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Komunikacioni në akset rrugore jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume