Zjarret që përfshiu Rajonin e Sveti Nikollës kanë shkaktuar dëme të mëdha në pronat e banorëve.

Kështu ka njoftuar kryetari i komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev, në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë se zjarre ka pasur në fshatrat Orel, Nemanjici, Malino, Erxhelia, Delisenci e vende të tjera.
“Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë zjarrfikës nga Sveti Nikolla, Velesi, Shtipi, Negotina, Kavadari, URM, helikopterë dhe shumë vullnetarë të cilët me vetëmohim kanë shuar zjarret gjatë gjithë ditës. I falënderoj nga zemra për këtë. Lufta do të vazhdojë edhe gjatë natës”, thotë ai.

Sipas QMK-së, sot në territorin e shtetit ka gjithsej 42 vatra zjarri të hapura, nga të cilat 17 janë aktive dhe katër janë nën kontroll.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume