Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Daily Click në TV21 tha se BDI doli me idenë e rajonalizimit të shtetit pasi pasi humbi pushtetin, ai thotë se shteti nuk do të ndahet për shkak se këtë e dëshiron Ali Ahmeti. Ibrahimi i bëri thirrje BDI-së që të bëjë politika të mira, me të cilat mund të kthehet në pushtet.

Humbin pushtetin, i humbin privilegjet e pushtetit, zhvatjes së pushtetit, i humbin mundësitë e abuzimit me institucionet e drejtësisë, duan të kërcënohen se do të kthehemi aty dhe se do e ndajmë shtetin, s’kalon kjo. Ali Ahmetit i ka perënduar koha, ai duhet ta dijë se i ka ardhur koha që të shkojë të rrijë me fëmijë e familjarëve të tij në Zajaz dhe nuk e ka as fuqinë e as potencën që të flasë për temat e këtilla. Ky shtet nuk do të ndahet sepse do Ali Ahmeti!”, tha Ibrahimi në Daily Click.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume