Zjarri i madh që shpërtheu dje mbi Star Dojran në afërsi të deponisë, në zonën e Karaçit dhe që prej mbrëmë në orën 19:00 përfshiu tre shtëpi është shuar dhe gjatë natës ekipet kujdestare janë kujdesur që të mos riaktivizohet.

Sipas kryetarit të komunës së Dojranit, Ango Angov, mbetjet e zjarrit ende po digjen në disa vende.

Ndërsa gjatë ditës do të fillojë të groposet me mekanizim edhe pjesë të deponisë ku shpërtheu zjarri i madh.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë banorët vendasë, zjarrfikës nga Dojrani, Vallandova, Gjevgjelia dhe Strumica, si dhe një helikopter.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume