Shkup 31.07.2024





Ministri i Ekonomisë dhe PunësBesarDurmishirealizoi sot takimme KlerHarasti, drejtoreshë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në takim u bisedua për angazhimin e deritanishëm të kësaj organizate në Maqedoninë e Veriut, rolin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në miratimin e politikave sociale, mbështetjen për krijimin e Këshillit Ekonomik dhe Social në vitin 2010, si dhe implementimin e një sërë politikash në tregun e punës.

Ministri Durmishi theksoi se bashkëpunimi i ngushtë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës me ONP-në tani e tutje do të jetë i një rëndësi të madhe për ne.

Siç potencoi ministri, me riorganizimin e ministrive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mori kompetencat e sektorit të punës, që do të thotë se fokusi i kësaj Ministrie në të ardhmen do të jetë përmirësimi i të drejtave të punëtorëve dhe krijimi i politikave për përmirësimin e tregut të punës në vend.

Ai informoi se në përputhje me këtë, tani si ministër i Ekonomisë dhe Punës, do të kryesojë edhe Këshillin Ekonomik dhe Social (KES)

“Për ne si Qeveri, dialogu social, respektivisht përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në krijimin e masave, është i një rëndësie të veçantë. Ne duhet të marrim parasysh interesat si të punëtorëve ashtu edhe të sektorit të biznesit. Me riorganizimin e ministrive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës tani merr kompetencën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në ONP. Kjo do të thotë se ONP-ja do të jetë partneri ynë më i rëndësishëm i jashtëm në fushën e punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit gjatë punës, pagës minimale, standardeve ndërkombëtare të punës dhe përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, tha në takim ministri Durmishi.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se prioritetet kryesore të bashkëpunimit në të ardhmen do të jenë avancimi i dialogut social, krijimi i më shumë vendeve të punës dhetregutgjithëpërfshirëstëpunës.

Ministri falënderoi për mbështetjen e deritanishme për aktivitetet e ONP-së në Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar të drejtat dhe kushtet e jetesës së punëtorëve në vendin tonë dhe shfaqi shpresë se bashkëpunimi i vendosur i suksesshëm do tëthellohetedhe më shumë në të ardhmen.

“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe te unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës, gjithmonë do të keni derë të hapur dhe partner për krijimin e përbashkët të masave, veçanërisht për mbështetjen tuaj profesionale dhe teknike në krijimin e zgjidhjeve ligjore që rezultojnë nga sektori i punës dhe dialogu social”, tha ministri Durmishi.



Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume