Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor uron festën e 2 Gushtit dhe u bën thirrje shoferëve që me kujdes dhe me përgjegjësi t’i vozitin automjetet gjatë festës së fundjavës së zgjatur. Gjatë kësaj periudhe zakonisht rritet numri i automjeteve dhe i pjesëmarrësve në komunikacion, gjë që rrit mundësinë e aksidenteve në komunikacion.

Prandaj, KRSKRR-ja bën thirrje për kulturë të komunikacionit, etikë dhe respektim maksimal të rregullave të komunikacionit nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, gjë që do të kontribuojë në rrjedhën e sigurt të komunikacionit rrugor.

KRSKRR-ja u dërgon përkujtim shoferëve:

Respektoni rregullat e komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur të komunikacionit.
Përdorni rripin e sigurimit.
Mos e vozitni automjetin nëse jeni në ndikimin e alkoolit.
Përshtateni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
Mos e nënvlerësoni lodhjen. Nëse jeni duke udhëtuar në relacione të gjata, detyrimisht bëni pauza më të shpeshta për pushim dhe freskohuni me ujë dhe pije joalkoolike.
Mos e përdorni telefonin celular gjatë vozitjes së automjetit.
Mbani distancë të sigurt dhe kushtojini vëmendje sjelljes së pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Jini pjesëmarrës të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion.
Le të kontribuojmë të gjithë së bashku që disponimi i mirë i festave të zgjasë edhe pas shënimit të festave. Ndërmerrni masa për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor jua uron festën e fundjavës së sigurt dhe të zgjatur.