TAV Maqedoni me reagim lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës
Ka reaguar TAV Maqedoni lidhur me zhvillimet e një dite më parë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani informon Tetovasot.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të TAV:
“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i saj u kërkua për t’iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rreze X. Në bazë të Dokumentit 30 të ECAC (Dok.30) dhe Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë shembull, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë. Nëse nuk respektojmë këto rregulla, piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen tek pasagjeri.
Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme. Udhëzimet e marra nga Departamenti ynë i Sigurisë nga Departamenti për Mbrojtjen e Disa Personave dhe Objekteve thonë qartë se anëtarët e delegacionit duhet t’i nënshtrohen një kontrolli standard të sigurisë në përputhje me procedurat e përcaktuara.”