Më datë 02.08.2024, në ora 23:40, zyrtarët policorë nga NJP Grupçin kanë privuar nga liria personin S.S.(51) nga Saraqina e Tetovës, i cili është denoncuar nga nëna e tij 77-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së tyre familjare. Ai është Nëndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.