Për të tretën ditë me radhë zjarri në Komunën e Pllasticës po vazhdon.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza Shkup për TV21 thanë se pas intervenimit të TV21 ata janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e komunës dhe se qytetarët deri diku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por nëse situata vazhdon të dal nga kontrolli ata do të marrin masa

Ndërkaq drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov tha se intervenohet në varësi nga rreziku i zjarreve.

“Nuk është e vërtetë se askush nuk po reagon, ka njerëz që po intervenojnë në shuarjen e zjarrit. Duhet që kryetari i komunës vetë të kërkojë ndihmë, ne nuk mund të dërgojmë ekipë sepse ka zjarre që kanë kapluar shtëpitë”, tha Angelov për TV21

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume