Sot, duke filluar nga ora 09:55, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të presë dhe do të jetë nikoqir i Albin Kurtit, Kryetarit i Qeverisë së Republikës së Kosovës informon Tetovasot.
Në kuadër të vizitës nga ora 10:00 deri në ora 10:30 është planifikuar takim tet-a-tet mes kryeministrave Mickoski dhe Kurti.
Në të njëjtën kohë, në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja palët.
Më pas është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrave Mickoski dhe Kurti në Qendrën për Media në Qeveri.