Në kushte të pasigurisë globale, politika monetare kontribuon me masat e saja për ruajtjen e qëndrueshmërisë së rrethinës makroekonomike në vend. Banka Popullore ka rol vital në ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike, veçanërisht përmes përpjekjeve të saja për përballje me krizat e njëpasnjëshme gjatë katër viteve të kaluara, ishte theksuar në takimin mes guvernatores së Bankës Popullore (BP), Anita Angellovska – Bezhoska dhe ambasadores së SHBA-së, Anxhela Ageler.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim i BP-së, i përbashkët ishte konkluzioni se profesionalizmi dhe përkushtimi janë gjithnjë në nivel më të lartë kur bëhet fjalë për Bankën Popullore.
Më shumë nga uebi
Kurti arriti në Shkup, nis takimin me Mickoskin! Të pranishëm edhe ministrat Gërvalla, Aliu dhe Haxhiu
“Hallexhinjtë” aksionar në shtetin ku favorizohen “bosat”!
Në takim ishte theksuar edhe rëndësia e institucioneve të fuqishme dhe të besueshme, veçanërisht në kohë të krizave, kur duhet të merren masa për mbështetje të ekonomisë.
“Me ndihmën e politikave të cilat i ndërmerr Banka Qendrore, inflacioni u vendos në shkallë njëshifrore, përderisa rezeravat devizore u rritën për 40 për qind, në krahasim me periudhën para krizës. Sistemi bankar është i qëndrueshëm, i kapitalizuar mirë dhe siguron mbështetje për qytetarët dhe firmat”, theksoi Angellovska – Bezhoska.
Një nga temat që ishin shqyrtuar ishte politika e tanishme monetare, e cila është vendosur në mënyrë adekuate, por, megjithatë, siç ishte theksuar, është e nevojshme ndjekja me kujdes e lëvizjeve inflatore dhe kujdesi i mëtutjeshëm lidhur me udhëheqjen e politikave makroekonomike.
Guvernatorja Angellovska – Bezhoska shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën e merr vendi nga SHBA-ja në përmirësimin e kapaciteteve dhe në fuqizimin e rolit të institucioneve të shtetit. Guvernatorja dhe ambasadorja i shqyrtuan mënyrat për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit për shkak të sigurimit të rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për shtetin tonë.