Më datë 05.08.2024, në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 15:00, në bulevardet ,,Iliria”, ,,Vidoje Smilevski Bato”, ,,Ilinden” dhe tek mbikalimi për në fshatin Bërvenicë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë në bashkëpunim me zyrtarët e Qendrës për punë sociale kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete për parandalimin e lypjes së lëmoshës. Gjatë kontrollit duke lypur janë ndaluar M.M. (27) nga Prelubishti i Tetovës, N.M. (22) nga Kumanova, O.R., (47) nga Manastiri, R.I. (22) nga Kosova dhe një i mitur të cilët janë gjetur duke lypur lëmoshë. Për të gjithë janë përgatitur parashtresat përkatëse, e më pas iu janë dorëzuar zyrtarëve nga Qendra për punë sociale Tetovë për veprime të mëtutjeshme. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume