Një aksident me pasojë 5 të lënduar ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec.
Mësohet se aksidenti ndodhi në orën 12:00 ku janë përplasur dy automjete.
Të lënduarit po marrin trajtim në spital dhe për fat të mirë, asnjëri prej të lënduarve nuk është në gjendje të rëndë.