Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke theksuar se shtetit i nevojiten urat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Urat që na duhen janë ato që e fuqizojnë integritetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët. Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë”, ka shkruar tutje Çitaku në një postim në Facebook.

Kryeministri Albin Kurti të mërkurën ka deklaruar se “urat na bashkojnë” e se atë mbi lumin Ibër duhet ta bëjmë simbol të normalizimit.

Lidhur me këtë Çitaku ka thënë se qeveria duhet të ketë shumë përmbajtje, e më pak simbolikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume