Temperaturat e larta të muajit gusht vazhdojnë të rrezikojnë përhapjen apo shtimin e vatrave të zjarreve në vend.

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në pyje në 9 qarqe të vendit, specifikisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat maksimale këtë fundjavë pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume