Më datë 10.08.2024, në ora 17:30, në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – Fsh. Gradec, në afërsi të fshatit Dobërdol të Gostivarit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,Peugeot” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.J (19) nga fshati Kalishtë i Gostivarit dhe një automjeti ,,Volkswagen Turan” me targa të regjistrimit të Gostivarit, të drejtuar nga B.A (40) nga fshati Toplicë i Gostivarit. Në aksident dy vozitësit kanë pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Gostivar. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga DPB Gostivar.