Gjatë ditës së djeshme në ambiente të hapura kanë rënë gjithsej 45 zjarre, prej të cilave 32 janë shuar dhe tre janë vënë nën kontroll. Janë aktive dhjetë zjarre, tre prej të cilave në territorin e Kërçovës, afër fshatit Pateec, afër fshatit Çelopek dhe Bigor Dolenci dhe në fshatin Zajas. Dy zjarre aktive janë në Makedonski Brod, njëri në Belicë dhe i dyti në afërsi të fshatrave Greshnicë dhe Sllatinë. Zjarre aktive ka edhe në Pehçevë, Novaci, Plasnicë, Negotinë dhe Resnjë, më saktësisht zjarri nga Galiçica po përhapet në drejtim të majës Magaro drejt Stenjës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume