Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, akuzoi BDI-në se nuk ka kauzë. Në një intervistë për gazetën LAJM, Mexhiti, tha se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për destabilizimin e Maqedonisë dhe se tema të tilla imponojnë funksionarët e BDI-së për të shpëtuar nga përgjegjësia.

“Esenca është që ata nuk kanë kauzë. Për çka destabilizim? Për Soravinë? Cila është kauza, Soravia? Korrupsioni që ka ndodhur gjithandej në institucionet që kanë udhëhequr, destabilizim se duan t’i kthejnë kazionot e Artan Grubit, kreditë e shpejta? Pra, nuk kanë kauzë. Kauza e vetme që kanë, është se duan mjegull, duan trazira për të shpëtuar lëkurën”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume