MPB Maqedoni njofton se dje (12.08.2024) në ora 21:00 në fshatin Kanatlarci, Prilep, është arrestuar personi H.M, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës “shkaktim i zjarrit pyjor”.

“Ai dyshohet se rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Koria” në hyrjen e fshatit Kanatlarci ka shkaktuar zjarr. Zjarri është shuar nga ekuipazhi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes Prilep dhe nuk ka persona të lënduar”.

“Personi është ndaluar në stacionin policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume