Ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri ka falemenderuar kompaninë Ekolog për donacionin që ia ka dhënë Spitalit të Tetovës. Ai përmes një hadhiti u shpreh se “e më i miri prej juve është ai që është më i dobishëm për të tjerët”
“Unë në këto momente do të kisha përdorur një hadith i cili thotë se më i miri prej juve është ai që është më i dobishëm për të tjerët, kjo është motoja e jetës sime, me këtë moto udhëhiqem. Shpresoj që Zoti ta pranojë donacionin dhe bamirësinë e z.Lazim Destanit, të ketë shëndet ai si individ, familja e tij, edhe gjithë të angazhuarit e kompanisë Ecolog”, u shpreh Ilir Demiri.
Vlen të thekësohet se në kohën e Ilir Demirit Spitali i Tetovës apo shumë reparte ndryshuan dhe shumë investime u bënë brenda një kohe të shkurtër. Parkingu i Spitalit, qendra emergjente, ambulanta kirirgjukale, reparti i Gjinekologjisë dy murale shpresëdhënse lyerja e Godinës së Reaprtit Interenistik dhe shumë investime kapitale tjera në aparate dhe infrastrukturë. /TS/
@tetovasot_official #Demiri duke cituar hadithe të pejgamberit falemenderoi #Lazim Destanin për mbështetjen që i ka dhënë ndërsa tha se Tetova do të ndryshoj#fyp #Taravari #viral #foryoupage #TS #Destanin