Shkaku i vdekjes së pacientes 48 vjeçare nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive…
Shkaku i vdekjes së pacientes 48 vjeçare nuk është se nuk ka punuar dhoma intensive, si dhe nuk ka pasur gabim mjeksor, thotë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Ai garanton që pacientes i është ofruar e gjithë terapia e nevojshme dhe se në këtë rast nuk është bërë gabim mjekësorë. Pacientja sipas Taravarit ka pasur leukemi akute.
“Për pacienten është konsultuar edhe anasteziologu edhe infektologu, dhe janë dhënë propozime për terapi, megjithatë duhet të shohim prej çka ka vdekur pacientja. A i është dhënë terapia e duhur. Na lejoni të marrim të dhënat, por nuk ka gabim mjekësor dhe garantoj se i është ofruar i gjithë trajtimi i nevojshëm. Bëhet fjalë për rast me leukemi akute, kjo është sëmundje serioze, sëmundje malinje, për të cilën zakonisht ka diagnozë të keqe. Pacientja është trajtuar sipas protokolleve, ndërkohë është infektuar edhe me kovid.”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.
Cana: Pacientja është trajtuar sipas protokoleve
Drejtori i klinikës infective Fadil Cana sqaron se pacientët më sëmundje të rënda duhet fillimisht të trajtohen nga sëmundja e tyre primare në këtë rast është Leukemia, prandaj edhe në këtë rast fillimisht pacientja është dashur të trajtohet ne hematologji.
“Bëhet fjalë për paciente me gjendje të rëndë shëndetsor, me gjendje të pa kontrolluar themelore, e cila ka vuajtur prej limpfo plazmës së leukozës akute e cila ka qenë në faze përfundimtare, ku pacientes i është dashur mjekim nga ana e Hematologut, që nuk mund të realizohet në klinikën infektive. Por potencoj se çdo ditë është konsulltuar infektolog për trajtim dhe ndjekjen e infeksjonit SARS COV 2. Ndërsa gjendjen nga sëmundja aktute e kanë trajtuar hematolog të specializuar. Duke marë parasysh këtë intervenim mendoj se pacientja është trajtuar sipa protokoleve të nevojshme në institucionin e duhur për sëmundjen e sajë akute.”, u shpreh drejtori i klikikës për sëmundje infective, Fadil Cana.
Lidhur me këtë rats kanë reaguar nga LSDM-ja opozitare nga e cila kanë kërkaur përgjegjësi për rastine vdekjes së pacietes 48 vjeçare, e cila sipas kësaj partie nuk është pranuar për trajtim në klinikën infektive edhe pse ka qenë e infektuar me kovid 19.