Nuk do të rriten rrogat për mësimdhënsit me qeverinë e re, pas këtij lajmi ka reaguar ish ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Ai thotë ja shikoni dallimin. Në kohën e tij janë rritur mbi 38% pagat, ndërsa sot ka vetëm arsyetime.

“A e shihni dallimin?
Jam krenar që në kohën tonë arritëm ti rrisim pagat e mësimdhënësve mbi 38%, kurse tani rriten vetëm arsyetimet.
Rikujtim: rritjen e rrogave e bëmë në kohë krizash shëndetësore e energjetike” ka shkruar Shaqiri./TS/