Ministri i Eurointegrimeve, Ohran Murtezani në emisionin “Dayli Click” në Tv21 ka adresuar kritika në formë të sygjerimit në drejtim të kolegut të tij ministër që udhëheqë me resorin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Duke folur për “skandalin” e Gashit, Murtezani ka drejtuar disa kërkesa në adresë të Toshkovskit dhe ka porositur atë të mos merret me rastin e Bllacës, por të merret me vrasjet që bëhen në baza ditore në kryeqytet.

“E kuptoj edhe Ministrin e Punëve të Brendshme që ndoshta don të jep mesazhin që askush nuk është mbi ligjin, mirëpo ne në Shkup kemi vrasje në bazë ditore dhe mendoj që fokusi kryesorë i MPB-së duhet të jetë në luftën e krimit të përditshëm nga i cili rezikohet jeta e qytetarëve”, tha Murtezani

Publikimin e videos ku shifen veturat zyrtare të Gashit me krushq, Murtezani e cilësoi si senzacion mediatik.

“Është senzacion në media që në thelb nuk ka asnjë shkelje”, deklaroi Murtezani.

Kujtojmë, dit më parë i pari i Policisë doli me një status në “Facebook”, se gjatë shkuarjes së Gashit në Kosovë në dasëm janë regjistruar disa lëshime dhe shkelje.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume