Një 66-vjeçar është gjetur i vdekur sot në Prizren.
Rastin për Reporteri.net, e ka konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, teksa bëri të ditur se vdekja e tij është konstatuar nga mjekët e emërgjencës, shkruan Gazeta online Reporteri.net.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete.vdekja e tij është konstatuar nga nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit.
Njëherit, zëdhënësi njoftoi se Policia tashmë ka hapur rast “Hetim i vdekjes”.