Më 23 gusht 2024, rreth orës 22:00, zyrtarët policorë nga RSV Tetovë dhe Departamenti për Operacione Speciale Policore, pas informacioneve operative të marra paraprakisht se L.M. (41) nga fsh. Gajre nga Tetova, i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes më 05.07.2024 dhe kërkohej për arratisje nga Spitali Psikiatrik Bardovci, gjendet në fsshat morën masa dhe aktivitete për t’i hequr lirinë personit.

Pas bastisjeve të marra paraprakisht në tre shtëpi në Gajre, kur u morën masa për kontrollin e një shtëpie në pronësi të Z.M., u gjet L.M., i cili ishte i armatosur me automatik dhe kishte bërë rezistencë dhe nuk kishte zbatuar urdhrat e dhëna nga policia, por ka bërë provën dhe ia ka drejtuar automatikun policëve, pas së cilës policët kanë qëlluar.

Pasi L.M. është neutralizuar, është kërkuar ndihmë mjekësore nga Shërbimi Emergjent Mjekësor dhe është njoftuar edhe prokurori publik. Në L.M. u gjet edhe një pistoletë dhe korniza për një automatik dhe fishekë. Rreth orës 22.50 L.M. ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore.

Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në repartin e mjekësisë ligjore në Spitalin klinik të Tetovës për obduksion./TS/