Manchester United është mposhtur me rezultat 2-1 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e javës së  dytë në Premierligë.

Vendasin kaluan në epërsi në minutën e 32-të me golin e Danny Welbeck për 1-0 me të cilin rezultat ekipen shkuan në pushim.

Mysafirët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 60-të përmes golit të Amad Diallo për 1-1.

Kur pritej që ndeshja të përfundojë baraz, në minutat shtesë vendasit shënuan golin e fitores përmes Joao Pedros për 2-1.

Brightoni pas kësaj fitoreje mban pozitën e parë me gjashtë pikë, kurse Unitedi renditet i teti me tri pikë.

United ndeshjen e radhës e luajnë në ‘Old Trafford” kundër rivalëve të përbetuar Liverpoolit, ndërsa Brightoni udhëton te Arsenali.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume