Këngëtarja kroate u ndalua në kufirin me Serbinë dhe pasi u lirua, vendosi të kthehej në Kroaci.

Sipas mediave vendase, Severina është ndaluar dje në kufirin me Serbinë, pas së cilës policia ka kryer procedurën e rregullt, si për të gjithë shtetasit e huaj, deklaratat e të cilëve konsiderohen të dyshimta nga autoritetet shtetërore serbe, mëson Blic.

Pasi Severina ka biseduar me organet kompetente, ajo është lejuar të hyjë në Serbi.

Megjithatë, këngëtarja vendosi të rikthehet në Kroaci me iniciativën e saj.

Severina është rikthyer në Kroaci dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë ngjarje.

Ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq konfirmoi se policia kufitare në kufirin me Kroacinë e ndaloi Severinën, bazuar në listat e njohura si të “vendeve verbale”.

“Severina as arrestuar, as nuk i është refuzuar hyrja në Serbi, por është ndaluar për shkak të kontrollit”, tha Daçiq.

Siç tha ai, për të gjitha këto do të shfuqizohen listat me ndalime për hyrje në Serbi.