Policia ka zbardhur detaje nga përleshja me grushte dhe sende të forta që ndodhi një natë më parë në një resort në Palasë. Sipas bluve sherri ka ndodhur për motive të dobëta pasi dy grupet kanë akuzuar njëri-tjetrin se janë lagur me shampanjë. Sipas policisë i dëmtuar nga sherri ka mbetur një 42-vjeçar, ndërsa në kërkim janë shpallur dy të tjerë.
“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme për shpalljen në kërkim të shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se më datë 26.08.2024, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç, ju bëjmë me dije se: Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Xh. S. dhe G. B”, njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt