Në përvjetorin e vdekjes së tij dhe promovimit të librit “Një melodi e këputur” kushtuar aktorit të parë shqiptar në Tetovë, Selim Ramadani. Profesori Agim Vinca kërkoj nga Autoritetet e Komunës së Tetovës dhe ministris së Kulturës që Teatri i Tetovës të emërtohet “Selim Ramadani”

Për recenzentin e veprës prof.Xhelal Zejneli botimi i këtij libri do të nxjer në sipërfaqe të arriturat e tij.

Selim Ramadani i lindur më 19 Prill 1947 në Tetovë, kreu shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje dhe më pas vazhdoj studimet në shkollën e lartë të artit në prishtinë. Ai është i njohur për interpretimet e tij të shkëlqyera në vepra të ndryshme dramatike dhe për kontributin e tij të madh në skenat Teatrale. Ramadani luajti role të ndryshme në Drama të njohura si “Mbreti Edip” “Tri ditët e kijametit” dhe shumë të tjera. Selim Ramadani ndëroj jetë në moshën 30-vjeçare më 24 Gusht 1977, por kontributi i tij në Teatrin Shqipëtar mbetet i pa shlyeshëm.

Pët të ndjekur videon kliko KËTU

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume