Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka reaguar pasi ministri aktual, Besar Durmishi tha se, do të ulet vlera e tatimit për kompanitë që fitojnë me shumë se 50 milionë euro në vit. Bekteshi tha se VMRO nëpërmes VLEN tentojnë të ulin tatimin për oligarkët, në vend që të ulin kontributet, ku siç thotë, kompanitë do t’i rrisin pagat e punëtorëve.

“Në vend që të ulin kontributet që është kërkesë e OEMVP, me çka kompanitë do rrisin pagën neto për punëtorët, VMRO nëpërmes VLEN tentojn të ulin tatimin për OLIGARKËT”, tha Bekteshi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume