Sot me datë 03.09.2024 (e martë) me fillim në orën 11:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë lëshimin në përdorim të ndërtimit shtesë të IPKKF “Goce Dellçev” në Komunën e Ilindenit.

Ndërtimi i pjesës së re të kopshtit  për fëmijë “Goce Dellçev” zgjati 10 muaj. Projekti kushton 15.000.000 denarë, ndërsa mjetet janë siguruar nga buxheti i komunës, ndërkaq mjetet për pajisje janë siguruar nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Kapaciteti i ndërtimit shtesë është për 60 fëmijë dhe përfshin sipërfaqe prej 280 metrash katrorë, me dy dhoma për aktivitete të hapura dhe dy të mbyllura, tre tualete, një triazh, një kuzhinë dhe një hyrje të veçantë në sallë.

Për momentin do të përkujdesen fëmijët nga grupi më i vogël (çerdhe), por ekziston edhe mundësia që në të ardhmen të përkujdesen edhe fëmijët deri në 6 vjeç.

Me hapjen e këtij reparti në Komunën e Ilindenit, problemi u zgjidh dhe nuk ka më lista pritjeje për përkujdes të fëmijëve në kopsht.

Kryetari i Qeverisë, Mickoski, është paraparë të japë deklarata për media.