Durmishi: Është publikuar thirrja publike për mbështetje të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe zbatimit të praktikave të pranueshme shoqërore të subjekteve afariste
Në bazë të pjesës II, fusha B “Përgjegjësia shoqërore”, masa 1 e Programit për mbështetjen e konkurrencës së industrisë përpunuesedhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka shpallur sot thirrjen publike për mbështetje të zhvillimit, mirëmbajtjes dhe zbatimit të praktikave të pranueshme sociale të subjekteve afariste në Republikën eMaqedonisë së Veriut për vitin 2024.
Lëndë e Thirrjes Publike është kompensimi i një pjese të shpenzimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës, për zhvillimin, mirëmbajtjendhe zbatimin e praktikave të pranueshme shoqërore të subjekteve afariste, në përputhje me Programin për mbështetjen e konkurrencës sëindustrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore për vitin 2024, pjesa II, fusha B – “Përgjegjësia sociale” masa 1 (“Gazeta Zyrtare e Republikëssë Maqedonisë së Veriut” nr. 15/2024), në vlerë prej 2.000.000,00 denarë.
Në Thirrjen publike mund të aplikojnë subjektet afariste, të regjistruara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilat kanëvendosur/përvetësuar certifikatë/janë ricertifikuar me certifikatë/ kanë përgatitur raport për sistemet e menaxhimit për përgjegjësi shoqërore gjatëvitit 2023 dhe 2024 sipas:
– standardit SA 8000 dhe ose raportit nga: BSCI/SMETA/GOTS/STEP; ose
– standardit ESG (Environmental, Social and Governance (ESG)).
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të kompenzojë shpenzimet për:
Vendosje/përvetësim/ricertifikim me certifikatë/raport për sistemet e menaxhimit për përgjegjësinë shoqërore, sipas standardit SA8000/raportit nga revizioni sipas: BSCI/SMETA/GOTS/STEP, në vlerë prej 60% të shpenzimeve të dëshmuara të subjekteveafariste, por jo më shumë se 200.000,00 denarë individualisht për secilin kërkues të mjeteve. Do të kompensohen vetëmshpenzimet e dëshmuara për vendosje/përvetësim/ricertifikim, të bëra në 2023 dhe 2024.
Përgatitjen e raportit për standardet dhe praktikat Environmental, Social and Governance (ESG). në vlerë prej 60% tëshpenzimeve të dëshmuara të subjekteve afariste, por jo më shumë se 200.000,00 denarë për kërkues të mjeteve. Do tëkompensohen vetëm shpenzimet e dëshmuara për përgatitjen e raportit/certifikimit të bëra në 2023 dhe 2024.
Vazhdojmë të jemi krah i bizneseve. Mbështesim sipërmarrësit në zhvillimin e subjekteve të tyre afariste!
https://economy.gov.mk/sq-AL/news/javen-povik-za-poddrska-za-razvivane-odrzuvane-i-primenuvane-socijalno-prifatlivi-praktiki–na-delovnite-subjekti-vo-republika-severna-makedonija-za-2024-godina.nspx