Debat i ashpër në seancën e sotme ku debatohej për interpelancën për kryeparlamentarin, Afrim Gashi. Në arsyetimin e interpelancës prej 7 pikave, Dimitar Apasiev nga Levica, tha se kryeparlamentari Gashi me lutje në Kuvend, me ngjarjen me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në aeroport, si dhe me pikat tjera, ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës dhe Rregullores.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, vlerësoi se fjalimi i Apasievit është përplot me albanofobi, islamofobi dhe pohime të pasakta. Pas fjalimit të tij para deputetëve tha se do ta lëshojë seancën, siç tha, që të mos ndikojë në debatin e mëtejshëm.

Talat Xhaferi nga FE edhe pse rastet për të cilat është ngritur interpelanca i quajti skandaloze, megjithatë tha se ata nuk do ta përkrahin kërkesën për përgjegjësinë e Gashit.

Kritika të ashpra arritën nga LSDM prej ku paralajmëruan se do të votojnë për këtë interpelancë edhe pse, siç thanë, pritën që kjo kërkesë për përgjegjësi të vijë nga VMRO-DPMNE.

Në mbrojtjen e kryeparlamentarit Gashi dolën deputetët e VMRO-DPMNE-së sipas të cilëve interpelanca është një produkt politik të cilit nuk duhet t’i kushtohet vëmendje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume