France Football ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për Topin e Artë.

Në listën prej 30 futbollistëve, shihen emrat e Erling Haaland, Kylian Mbappe, Vinicus Jr, Jude Bellingham e po ashtu edhe kosovarit, Granit Xhaka.

Ajo çfarë ra në sy ishte së në këtë list nuk janë emrat e dy prej ”mbretërve” të futbollit në dekadat e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kjo është hera e parë pas plot 21 viteve që asnjëri prej tyre nuk është në listën e të nominuarve për Topin e Artë.

Ceremonia e ndarjes së ”Topit të Artë” do të mbahet me 28 tetor, në Paris.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume