Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano është shprehur se BË-ja do që vendet kandidate të saj, të jenë partnerë të besueshëm që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët.

Ky koment i tij vjen pas takimit të zëvendëskryeministrit serb Aleksandar Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin, përcjell Klankosova.tv.

Stano thotë se BE-ja ka qenë e qartë me partnerët e saj që marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar e agresive kundër Ukrainës.

“Bashkimi Evropian dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate si partnerë të besueshëm që ndajnë parime, vlera, siguri dhe përparim të përbashkët. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë me partnerët e tij: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale për shkak të luftës së pajustifikuar, agresive të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Stano për N1, transmeton Klankosova.tv.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com