Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Tabanoc” koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë(LAMM).

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume