NELT dhe UNICEF në Maqedoninë e Veriut sot do të lidhin një partneritet të ri, me qëllim që nxënësve të shkollave profesionale t’u ofrohen mundësi për mësim praktik me fokus në forcimin e aftësive të gjelbra.

Siç informojnë nga UNICEF-i, me nismën do të përmirësohet punësueshmëria e nxënësve të arsimit dhe aftësimit profesional dhe ata do të përgatiten më mirë për tregun e punës. Ky partneritet është pjesë e partneritetit global për forcimin e sistemeve arsimore në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje eHercegovinë, i cili do të shtrihet edhe në Angola në vitin 2026.

Organizatorët paralajmërojnë se në këtë ngjarje do të flasin Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Vesna Janevska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës, Leslie Miller, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut dhe Sashko Blazhevski, Drejtor ezekutiv i Nelt ST Maqedonia e Veriut.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume