Cristiano Ronaldo ka bërë një deklaratë të madhe duke barazuar triumfin në Kampionatin Evropian me atë të Kupës së Botës.

Ronaldo shënoi së fundmi golin e tij të 900-të në karrierë, teksa Portugalia mposhti Kroacinë 2-1 në Ligën e Kombeve të enjten mbrëma.

Pas rekordin të madh, sulmuesi 39-vjeçar portugez bëri një pretendim të ‘egër’.

“Të fitosh Evropianin me Portugalinë është e barabartë me fitimin e një Kupe të Botës”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Unë kam fituar tashmë dy trofe për Portugalinë që i dëshiroja shumë. Nuk jam i motivuar nga kjo, jam i motivuar duke shijuar futbollin dhe rekordet vijnë natyrshëm”, përfundoi portugezi.

Argumenti i Ronaldos është i vështirë për t’u pajtuar duke pasur parasysh se ai kurrë nuk e fitoi Kupën e Botës.

Legjenda e Portugalisë qau me hidhërim ndërsa Maroku eliminoi vendin e tij nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’.

Megjithatë, arritjet e Ronaldos në futboll e bëjnë atë një nga lojtarët më të mëdhenj që ka veshur këpucë futbolli.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume