Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme në përditësimin e fluksit në pikate kufitare të Kosovës, ka treguar se se pikat kufitare Jarinje, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave nga MPB, fluksi në pikat tjera kufitare është zero, ndërsa në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume