Zv/ministri i MPB-së, Astrit Iseni “ekskurzion” me familjarë në Turqi (FOTO)
Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni para pak ditësh ka qëndruar për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Por, megjithëse resori ku është zv/ministër bartë një peshë të rëndësishme në organizimin shtetëror, në bazë të njoftimeve në fejsbuk vizita në Turqi nuk ka qenë e një rëndësie të veçantë.
Vizitat nëpër klube sportive, takimet me këshilltar komunal dhe me kryetarë të shoqatave të ndryshme e bëjnë krejtësisht të parëndësishme këtë vizitë të zv/ministrit të MPB-së, Astrit Iseni.
Gjithashtu, në fotografitë e publikuara shihet se zv/ministri ka qenë i shoqëruar krejtësisht nga familjarë të afërm në “ekskurzionin” e tij në Turqi.
A do të njoftojë zv/ministri Iseni se në çfarë cilësie ishin familjarët e tij në vizitën zyrtare në Turqi?