Është arrestuar një 32-vjeçar në Tiranë, i cili dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij.
Policia ka bërë të ditur se gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.