Profesori në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward P. Joseph thotë se Vuçiqi ringjalli projektin nacionalist serb të madh.

“Vuçiq ringjalli hapur projektin nacionalist serbomadh që e çoi Jugosllavinë në luftë tre dekada më parë”, shkruan Joseph.

Sipas Joseph, Vuciq e aplikoi atë filozofi në marrëdhëniet e tij me Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi.

“Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në vazhdimësi ka minuar sovranitetin, funksionalitetin dhe aspiratat euroatlantike të secilit vend. Konspiracioni i armatosur serb”, i krijuar shtatorin e kaluar në Banjskë në veri të Kosovës – afër vendit ku janë vendosur trupat amerikane – sipas profesorit, synoi të ndante vendin me forcë”, ka shkruar ndër tjera.

Sipas Joseph, Serbia po e shfrytëzon situatën aktuale në Kosovë, sidomos atë të veriut.