Në Dhomat e Specializuara në Hagë është paraqitur sot dëshmitari i 85-të i Prokurorisë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca që ka nisur saktësisht 32 minuta me vonesë nga koha e paralajmëruar po zhvillohet e mbyllur për arsye të fjalimit të kryetarit të Trupit Gjykues që kërkonte të redaktohej menjëherë, njofton Klankosova.tv.

Është vënë re se për dallim nga Veseli, Krasniqi e Selimi, Thaçi po i ndjek zhvillimet e sotme të seancës nga Qendra e Paraburgimit me video-lidhje, arsyet për të cilat nuk pati kohë të bëhen të ditura.

Gjykata Speciale. Foto: Klankosova.tv
Dëshmitari i ditës së sotme, që është një burrë shqiptar i cili ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut ka vendosur të dëshmojë në kushte anonimiteti për publikun sa i përket strukturës komanduese në këtë brigadë, mirëpo Klan Kosova mëson se ai flet kryesisht për raportet e inteligjencës dhe vëzhgimin e forcave serbe për të cilat pretendon se kanë përfunduar në dorë të Shtabit të Përgjithshëm dhe udhëheqësve të lartë, njofton Klankosova.tv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume