Pr/ligjin për “branitellat” të propozuar nga LSDM-ja e ka komentuar edhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, i cili tha se një ligj të ngjashëm në të kalurën e kanë votuar 6 herë, partitë shqiptare që aktualisht janë në opozitë.

“Ligji për “branitellët” është sjellur në vitin 2002, 2005, 2007, 2009, 2015, 2013 dhe tani mendoj se nuk është momenti për të diskutuar për tema të tilla. Mendoj se ajo pikë tani për tani nuk do të trajtohet. Këto parti që janë në opozitë, sidomos shqiptare, të gjitha kanë votuar gjashtë herë një ligj të tillë. Kështuqë, mendoj se nuk është momenti që të për këtë të diskutohet”, u shpreh Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume